Ekonomi

Ekonomi

Komisioni Evropian vlerëson Portalin e Transparencës së Ministrisë së Financave

Publikuar më 31 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Në kuadër të Menaxhimit të Financave Publike, Komisioni Evropian në Raportin për Kosovën 2019, ka vlerësuar Portalin e Transparencës së Ministrisë së Financave" https://ptmf.rks-gov.net/" , i cili në një format më të përdorshëm dhe të lexueshëm, ka ndikuar në rritjen e transparencës buxhetore për institucionet qendrore dhe ato komunale.

Sipas njoftimit për media, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka shprehur përkushtimin për avancimin e mëtutjeshëm të sistemit të portalit të transparencës së Ministrisë së Financave, në funksion të transparencës buxhetore dhe informimit më të mirë të qytetarëve të Kosovës për shpenzimin e parasë publike.