Ekonomi

Ekonomi

Përurohet Qendra e fëmijëve "Little Miracles" në Gjakovë

Publikuar më 02 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marr pjesë në përurimin e Qendrës për fëmijë "Little Miracles" në Gjakovë e financuar nga fondet e Ministrisë së Kulturës.

Gashi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me financimi i këtyre projekteve kanë për qëllim të ndihmojnë ndërmarrësit e rinj dhe hapjen e bizneseve të vogla.

"Këto projekte vijnë pas trajnimit të shumë të rinjve kosovarë të cilëve iu mundësuam që procesin nga një ide ta kthejnë në një fillimi të suksesshëm biznesi", ka shkruar ai në Facebook.

Ai thotë se, projektet janë të fokusuara ekskluzivisht në krijimin e sipërmarrësve të ardhshëm, si dhe fuqizimin e bashkëpunimit në mesin e të rinjve duke krijuar një rrjet të sipërmarrësve.