Ekonomi

Ekonomi

Sot inaugurohet Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj

Publikuar më 07 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sot (e premte) inaugurohet Qendra e parë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj. Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj qendre, do të marrin pjesë, ministri i Inovacionit dhe Ndermarrësisë, Besim Beqaj, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli si dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka njoftuar se ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të fillojë nga ora 11:30, në Qendrën e Kulturës në Ferizaj.

 

Ndryshe, kjo qendër e cila synon rritjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik nëpërmjet teknologjisë është financuar nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Komuna e Ferizajt.