Ekonomi

Ekonomi

Njoftim i rëndësishëm për fermerët e Kosovës

Publikuar më 18 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Stacionet Agrare kanë gjeneruar të dhëna interesante krahasuese për muajin Maj të 2018 dhe po të njëjtit muaj të këtij viti. Këto të dhëna, përveç që tregojnë ndryshime në temperatura, po ashtu tregojnë edhe stadet e zhvillimit të sëmundjeve dhe dëmtuesve tek kulturat e ndryshme bujqësore dhe dëmet e tyre.

Gjatë muajit Maj 2018 temperaturat kanë qenë dukshëm më të mira krahasuar me Majin e vitit 2019. Për regjionin e Gjilanit, stacioni në Përlepnicë ka gjeneruar të dhënat si në vijim:

Kushtet Agrologjike, Maj 2018 dhe Maj 2019 / Gjilan
Datat: Temp. Max. Temp. Min Reshjet Ditet me Reshje
01-31 Maj, 2018 28 C 6 C 75 % 9
01-31 Maj, 2019 24 C 0.19 C 90 % 15

Gjatë Majit të 2018, temperatura më e larte ka qenë 28?C, ndërsa minimalja 6?C. Ndërsa gjatë Majit të 2019, temperatura më e lartë ka qenë 24?C ndërsa minimalja pothuajse Zero. Në Maj të 2018, sasia e reshjeve ka qene 75%, që është për 15%  më e ulët sesa në Maj të 2019. Ditë me reshje ka pasur më shumë gjatë këtij viti, rreth 15. Ndërsa në Maj të 2018 vetëm 9.

Shkaku i motit të pa përshtatshëm, gjatë Majit të 2019 janë paraqitur edhe probleme të shumta në prodhimtarinë pemëtare krahasuar me vitin e kaluar.

Shiu i tepërt gjatë muajit Maj ka ndikuar në rritjen e mundësisë së infeksionit me Taphrina (Përdredhja e Gjetheve) te Kumbulla, gjë që vitin e kaluar është vërejtur më pak. Për shkak të faktorëve agrologjik te pa përshtatshëm, kumbulla këtë vit mund të jap më pak prodhim, sidomos në zonën e Deçanit dhe Pejës.

Në regjionin e Gjilanit, gjatë Majit 2019 kishte 15 ditë me reshje shiu. Kjo ka penguar në kryerjen e spërkatjeve kundër dëmtuesve dhe sëmundjeve me kohë, si dhe pengesa të mëdha në kryerjen e plehërimeve foliare (plehërimit përmes gjetheve). Shiu i tepërt ka ndikuar në shpëlarjen e preparateve ende pa vepruar në bimë, ndërsa fermerët janë përballur me probleme, duke i ripërsëritur këto spërkatje.

Bletarët e regjionit të Gjilanit por edhe te komunave tjera, për shkak të sasisë së madhe të shiut kanë pasur problem me prodhimin e Mjaltit. Pasi që ditët me vranësira dhe me shi nuk janë të përshtatshme për blegërimin e bletëve.

Ndërsa tek kultura e Mollës, gjatë Majit të 2018-ës, është vërejtur aktivitet më i madh i Fluturës apo Krimbit të Mollës (Carpocapsa pomonella), e cila sjell pasoja më vonë pas formimit dhe rritjes së frutit. Por, nuk është vërejtur i njëjti aktivitet i saj sipas IPKO - Stacioneve Agrare për Majin e 2019. Kjo pasi që aktiviteti i saj është parandaluar nga sasia e madhe e reshjeve të këtij viti.