Ekonomi

Ekonomi

Vala vjen me dy pako të reja të internetit

Publikuar më 19 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Shefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka bërë me dije se për këtë sezon veror kanë lansuar dy pako te reja të internetit.

"Ky sezon veror do të jetë edhe më i volitshëm për të gjitha grupmoshat e konsumatorëve tanë, sidomos për bashkatdhetarët, por edhe për pushuesit që do të përzgjedhin bregdetin shqiptar. Kjo për arsye se të gjithë ata që dëshirojnë t'i besojnë shërbimeve të Vala-s, do të përfitojnë oferta tejet atraktive në këtë sezon turistik", ka thënë Istrefi.

"Telekomi i Kosovës si çdoherë tjetër, do të vazhdojë të jetë sa më afër bashkatdhetarëve, por edhe të gjithë konsumatorëve duke iu ofruar produkte cilësore dhe internet të shpejtë. Këtë verë për konsumatorët tanë ne ofrojmë pakot diaspora, të cilat mund të blihen lehtësisht, vetëm duke dërguar një sms, çmimi i të cilave varion nga 3.00, 5.00, 10.00 dhe 15.00 euro, duke filluar nga 2 deri në 15 GB. E veçanta e këtyre pakove, është se ato përmbajnë edhe internet në bregdetin shqiptar", ka shkruar Istrefi në llogarinë e vet në Facebook.

Ai ka thënë se këto pako mund të shfrytëzohen duke zgjedhur edhe operatoret e telefonisë mobile në Shqipëri.

"Që të shijosh sa më mirë aventurën tënde verore në Shqipëri, zgjidh një nga pakot Alb të Vala-s duke përfituar tarifat më të favorshme të roamingut. Risi këtë verë është se pakot mund t'i shfrytëzoni duke u lidhur me cilindo prej operatorëve në Shqipëri. Pushime të këndshme me Vala!", ka shkruar Istrefi.