Ekonomi

Ekonomi

Në Fushë Kosovë Inaugurohet sistemi i ujit të pijshëm

Publikuar më 25 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me Burim Berisha Kryetar i Komunës së Fushë Kosovës dhe Kryeshefin Ekzekutiv të  KRU Prishtina Ilir Abdullahu, kanë inauguruar sot sistemin e ujit të pijshëm  në Fushë Kosovë.

Me këtë rast Ministri Valdrin Lluka, është shprehur se po përmbushet edhe njëri nga premtimet e dhëna për këtë komunë, i cili ka rëndësi të madhe për banorët e këtij qyteti.

"Një premtim të cilin e kemi bërë më heret po e realizojnë.  Duke filluar nga sot qyteti i Fushë Kosovës do të ketë ujë të pijshëm 24 orë, 7 ditë në javë. Ne i lusim qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe te mos e shpërdorojnë ujin", ka thënë ministri Lluka

Nga ana tjetër Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha inaugurimimin e sistemit të ujit të pijshëm e ka cilësuar si një nga projektet më të rëndësishme për qytetin.

" Që nga paslufta ky është njëri ndër projektet më të mira që ka pas qyteti i Fushë Kosovës. Falënderoj ministrin Valdrin Lluka, ministrin Bedri Hamza dhe Kryeshefin e KRU Prishtina, Ilir Abdullahu", është shprehur Berisha.

Deisa në fjalën e tij Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Prishtina Ilir Abdullahu  tha se  sot po finalizohet një projekt i një rëndësie të madhë për banorët e Fushë Kosvës duke bërë thirrje që të mos abuzohet më ujin e pijshëm.

"Sot po përfundon një projekt i filluar prej kohësh. Me që furnizimi me ujë varet nga të rreshurat, ne gjithashtu i lusim qytetarët që të kenë kujdes në përdorimin e ujit të pijshëm. Unë gjithashtu falënderoj Kreditanstalt für Wiederaufbau (KfW) për donacionin e tyre për këtë projekt" shtoi ai.

Ndryshe, realizimi i këti projekti është mundësuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik MZHE, Ministria e Financave FI dhe KFW, ndërsa  projekti në tërësi ka kushtuar 500 mijë euro.