Ekonomi

Ekonomi

Monopoli në homologim, Avokati i Popullit sugjeron padi në gjykatë

Publikuar më 29 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Në objektin që ende banorët e kryeqytetit e identifikojnë si "Banka e Lubjanës", përveç Avokatit të Popullit, është i vendosur edhe institucioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Në fund të vitit 2017, mendimin profesional që Autoriteti e kishte nxjerrë për Udhëzimin administrativ 02/2018, i cili rregullonte çështjen e homologimit të mjeteve rrugore, ia kishte përcjellë kate më poshtë edhe Avokatit të Popullit.

Këtij mendimi, Udhëzimi ishte në kundërshtim me Ligjin për Konkurrencën, por edhe Kushtetutën e vendit dhe pritej që Avokati i Popullit, pas shqyrtimi të lëndës, t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Por, për çështje të tilla, Avokati i Popullit kishte konstatuar se duhet të vendosin gjykatat e rregullta dhe nuk ishte objekt shqyrtimi për Gjykatën Kushtetuese.

Në një përgjigje për KTV-në, ky institucion ka rikujtuar rastin e 11 deputetëve të minoritetit serb për Kushtetuesen, ku kishin kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së një udhëzimi administrativ të MPMS-së, kërkesë që ishte deklaruar e papranueshme.

Kjo pasi, sipas Kushtetueses, nuk ishte përmbushur obligimi kushtetues lidhur me natyrën juridike të aktit që mund të kontestohej, që në këtë rast nuk ishte ndonjë ligj ose vendim i miratuar nga kuvendi.

Avokati i Popullit kishte udhëzuar Autoritetin e Konkurrencës që vetë t'i drejtohej gjykatës.

Kundërshtimet e vazhdueshme të shoqërisë civile dhe rekomandimet të Autoritetit të Konkurrencës lidhur me këtë udhëzim administrativ, nuk ishin marrë parasysh nga Ministria e Infrastrukturës.