Ekonomi

Ekonomi

Çeku: Egërsia e transicionit politik kufizoi zhvillimin e turizmit

Publikuar më 30 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Transicioni i ngadalshëm dhe i vështirë politik e ekonomik në Kosovë, sipas Hajrulla Çekut, ka qenë faktor kufizues për mundësitë e zhvillimit të turizmit, sidomos të trashëgimisë kulturore.

Në një intervistë për "Koha Ditore", ish-zëvendësministri i Turizmit të Shqipërisë, tani pjesë e Development Solutions, ka thënë se shoqëria është sfiduar nga forca agresive e biznesit, që synim të vetëm kishte akomodimin e nevojave të qytetarëve për banim dhe zhvillim të aktivitetit afarist.

Sipas tij, në këta 20 vjet është ndërtuar pa asnjë konsideratë ndaj vlerave historike dhe në veçanti ndaj trashëgimisë ndërtimore.

E në këtë degradim, Çeku ka thënë se kanë kontribuar jo vetëm bizneset, por edhe projektet e investimeve publike, që ndonëse synim kanë pasur rehabilitimin e infrastrukturës fizike dhe publike, kanë dëmtuar të vjetrën deri në pikën e shlyerjes së mbamendjes kolektive të qytetarëve të Kosovës.

Gjatë intervistës ka thënë se suksesi në turizëm nuk vjen vetëm si rezultat i të qenit i pasur me burime e atraksione, por mbi të gjitha si pasojë e identifikimit dhe studimit të tyre. Çeku para se të emërohej zv.ministër ka qenë drejtor i organizatës joqeveritare "Ec ma ndryshe".