Ekonomi

Ekonomi

Kërkohet punësimi i më shumë psikologëve dhe pedagogëve në shkolla

Publikuar më 03 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Konkursi i hapur ditë më parë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për punësimin e 30 psikologëve dhe 20 pedagogëve në shkolla po kritikohet nga njohës të çështjeve të arsimit dhe nga përfaqësues të Komisionit parlamentar për arsim.

Kjo, meqë po konsiderojnë se numri i këtyre profesionistëve që po i kërkon Ministria është i pamjaftueshëm karshi kërkesave të shkollave. Aktualisht në gjithë Kosovën janë vetëm 80 psikologë dhe pedagogë të angazhuar në shkolla, shkruan sot "Koha Ditore".

Ministrisë po i kërkohet që të hapë sërish konkurs dhe të shtojë numrin e psikologëve dhe të pedagogëve në institucione shkollore. Kjo, pasi një pjesë e madhe e shkollave nuk kanë fare të angazhuar profesionistë të tillë. Angazhimi i tyre në shkolla parashihet me Ligjin për arsimin parauniversitar.

Kryetari i Komisionit parlamentar për arsim, Ismajl Kurteshi, ka thënë se Ministria është dashur të kërkojë më shumë psikologë dhe pedagogë në konkursin e fundit. MASHT-i, sipas tij, duhet të gjejë mënyra për shtimin e tyre, pasi, siç ka shtuar, nevoja për angazhimin e tyre është shumë e madhe.