Ekonomi

Ekonomi

Dita e Pavarësisë së Amerikës – Sot përurohet ndërtesa e re e Ambasadës

Publikuar më 04 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Me rastin e 243 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, sot Garda Ceremoniale e FSK-së do ta bëjë ngritjen e flamurit amerikan në sheshin që mban emrin e ish-presidentit Bill Clinton

Aktiviteti organizohet nga Shoqata "Miqtë e Amerikës" dhe pritët të fillojë në ora 11:00.

Ndërsa në ora 18:00 do të përurohet ndërtesa e re e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë. Gjatë përurimit do të organizohet edhe pritje për nder të 4 Korrikut - Ditës së Pavarësisë së ShBA-së.

Ndërsa në mbrëmje rreth orës 21:00, për nder të kësaj dite, pritet të organizohet koncert me orkestrën e Montclair State University nga New Jersey, të prirë nga Merita Halili dhe Raif Hyseni.

Koncerti do të organizohet në sheshin "Adem Jashari" në Ferizaj.