Ekonomi

Ekonomi

Filloi zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës Zhur-Dragash-Brod

Publikuar më 26 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të premten mori pjesë në fillimin e punimeve në rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugës Zhur-Dragash-Brod.

Sipas një njoftimi, ministri Lekaj tha se rehabilitimi dhe zgjerimi i dy segmenteve rrugore që lidhin Zhurin me Dragashin e Brodin, kanë ndikim në lëvizjen e lirë, zhvillim ekonomik dhe sigurojnë mirëqenie më të mirë për qytetarët e kësaj ane.

Ai ka shtuar se ndjehet mirë që po fillon një ndryshim më se të nevojshëm, i cili nuk arriti të realizohet për 60 vite me radhë, përkundër nevojës së madhe.

Bëhet e ditur se segmenti rrugor R222, Tyrbe e Pllavës - Zaplluzhë, ka gjatësi mbi 12.1 kilometra, kurse ajo R114, Dragash - Brod, ka gjatësi mbi 11.6 kilometra.

Të dyja këto projekte janë investim i MIT dhe vlera e tyre është mbi 7 milionë e 100 mijë euro.