Ekonomi

Ekonomi

Konjufca: Kontrata e Telekomit me Z-Mobile të mos vazhdohet

Publikuar më 29 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka reaguar pas zërave se Telekomi i ka vendosur kushte Z-Mobile për t'ia vazhduar kontratën.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Konjufca ka shkruar se negocimet me kushte janë alibi për vazhdimin e dëmtimit të Telekomit.

Postimi i plotë i Konjufcës pa ndërhyrje:

Po flitet në media se Telekomi i paska vendosur disa kushte Z-mobile për t'ia vazhduar kontratën.

Drejtuesit e Telekomit duhet ta kenë parasysh se Kontrata e Telekomit me Z-Mobile duhet të mos vazhdohet. Pikë.

Negocimet me kushte janë alibi për vazhdimin e dëmtimit të Telekomit.

Nuk ka asnjë kusht që vlen në këtë drejtim.