Ekonomi

Ekonomi

Istrefi: Telekomi shkëput zyrtarisht kontratën me Z-Mobile

Publikuar më 30 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Telekomi i Kosovës edhe zyrtarisht ka shkëputur kontratën e bashkëpunimin me operatorin telefonik Z-Mobile. Këtë e ka bërë të ditur vet Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi në një konferencë për media.

Istrefi është shprehur se kjo kontratë shpallet e përfunduar dhe pa asnjë obligim kontraktual.

Ai ka thënë se ky vendim është marrë pas konsultimeve me ekspertët ligjorë dhe financiarë e gjithashtu pas negociatave të pasuksesshme me Z-Mobile.

"Në mbledhjen e bordit është marrë vendim që në bashkëpunim të plotë me ekspertët ligjorë dhe financiarë, kemi marrë vendim që bordi dhe menaxhmenti, që në këtë rast është njoftuar edhe operatori, që pas negociatave të pasuksesshme, ne këtë kontratë e shpallim si të përfunduar dhe pa asnjë obligim kontraktual", tha Istefi në këtë konferencë për media.