Ekonomi

Ekonomi

Evazioni fiskal, bizneset sezonale verore i ikin tatimit

Publikuar më 10 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sektori i hotelerisë në Kosovë gjatë sezonit të kësaj vere është në fokus të inspektimit nga Administrata Tatimore e Kosovës, pasi që sipas zyrtarëve të ATK-së ky sektor paraqet potencial të madh për shmangie nga tatimi.

Vetëm gjatë një aksioni dyditor pas orarit të punës dhe vikendit, ATK ka ndëshkuar 30 subjekte afariste në Kosovë.

Bizneset e ndëshkuara sipas zyrtarëve të ATK-së nuk kanë qenë të pajisura me arka fiskale apo kanë pasur arka fiskale, por nuk kanë lëshuar kuponë fiskal.

Valentina Bytyçi-Sefa, zëdhënëse në Administratën Tatimore të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë këtij aksioni janë inspektuar 46 subjekte afariste shumica prej tyre në sektorin e hotelerisë.

"ATK bazuar në planet vjetore dhe operative në sezonin e verës zhvillon aktivitete operacionale, përmes së cilit tentojmë të jemi më afër atyre që kanë aktivitete të shtuara në këtë periudhë, si tek sektori i hotelerisë, ashtu edhe te estrada, por edhe te pishinat, që për ne paraqesin një potencial për të shmangur tatimet. Nga 10 salla të dasmave të vizituara, 8 prej tyre janë ndëshkuar, nga tre motele të inspektuara nga ATK të tretë janë ndëshkuar, kafiteri dhe restaurante janë vizituar 33 dhe janë ndëshkuar 19", thekson Bytyçi-Sefa.

Vizitat e inspektoratit të ATK-së, shton ajo, janë zhvilluar gjatë aktiviteteve kur i kanë zhvilluar këto subjekte afariste dhe sipas saj, inspektorët kanë vërejtur që pas çdo shërbimi që u kanë ofruar klientëve nuk janë lëshuar kuponë fiskalë.