Ekonomi

Ekonomi

Ekonomia gjermane po vuan nga investimet e dobëta

Publikuar më 27 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ekonomia gjermane gjendet përballë një momenti të vështirë dhe shkaku për këtë nuk është as agresiviteti i Donald Trumpit e as kërcënimet e Kinës.

Problemi sipas analistit Thomas Straubhaarit, janë investimet e dobëta. Shqetësime të shumta e kanë rrethuar këto kohët e fundit motorin e Evropës, shumë druhen se Gjermania rrezikon të hyjë në recesion.

Që prej krizës financiare të vitit 2008 dhe rënien ekonomike që e pasoi, në Gjermani investohet shumë pak. Investimet kanë ardhur duke u pakësuar nga 10 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto që ishin para dy dekadave në 6-7 për qind aktualisht. Pasojë direkte e tkurrjes së tyre është zvarritja në produktivitetin e punës.

"Me këtë vjen dhe ngadalësimi i risive", thotë Straubhaar në një shkrim të botuar nga Die Welt.

Pasojat e një situate të tillë, do ta vënë në pikëpyetje më shumë se çdo gjë tjetër prosperitetin ekonomik të Gjermanisë, argumenton ai duke kujtuar këtu se rritja e produktivitetit të punës është baza nga rrjedh rritja e rrogave.

Sipas Straubhaar, aftësia konkurruese dhe mirëqenia në plan afatgjatë do të sigurohen vetëm me më shumë investime, duke përfshirë edhe ato në arsim e shkencë.