Ekonomi

Ekonomi

Rreth 80 mijë kosovarë në pritje të pensioneve nga Serbia

Publikuar më 09 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Që nga viti 1999, rreth 80 mijë personave që kanë punuar në atë kohë, u janë ndalur pensionet të cilat ende i mban Serbia. Shumë nga këta kontributdhënës nuk janë dorëzuar asnjëherë dhe ende shpresojnë se do t'i marrin pensionet.

Një prej tyre është edhe Adem Maloku.

Që një vit, Sindikata e Pensionistëve të Kosovës ka bërë gati listat me emrat e të gjithë pensionistëve, por drejtuesi i kësaj shoqate thotë se institucionet e vendit e kanë neglizhuar çështjen e tyre, raporton KTV.

Sipas Sylejman Metës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është dashur të dërgojë një kërkesë në Qeverinë serbe dhe të fillojë kompensimi ndaj këtyre personave.

Megjithatë, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë që kjo çështje ka karakter më shumë politik dhe për zgjidhjen e saj duhet angazhim ndërshtetëror, jo vetëm i këtij dikasteri.

Përndryshe, kohë më parë, Gjykata e Strasburgut kishte marrë vendim për kthimin e të gjitha pensioneve nga ana e Serbisë, megjithatë që nga atëherë nuk është bërë asgjë konkrete.