Ekonomi

Ekonomi

Vreshtarët: Asnjë kilogram rrush nuk është shitur në Shqipëri e Mal të Zi

Publikuar më 17 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Asnjë kilogram rrush nuk është eksportuar sivjet në Shqipëri e Mal të Zi, sipas të dhënave që i posedon Shoqatave e Vreshtarëve në Rahovec.

Eksportin, sipas tyre, është duke e pamundësuar shteti, i cili nuk ka krijuar lehtësira për kompanitë apo individët nga shtetet fqinje e as për vet vreshtarët. Mungesa e eksportit, siç kanë thënë ata, është edhe njëra nga arsyet që çdo vit po bie çmimi i rrushit.

Habib Dina, kryetar i shoqatës, ka thënë për "Kohën Ditore" se kufiri sado që formalisht nuk është mbyllur me shtetet fqinje, mungesa e lehtësirave të eksportit ka bërë që për çdo vit të rrallohet shitja.

"Nuk ka pasur problem për shitje të rrushit. Kanë ardhur nëpër vreshta e kanë blerë me mijëra kilogramë rrush. Mirëpo, çdo vit është vërejtur se po rrallohej ardhja e tyre. Na thoshin se është shumë vështirë, për shkak se po duhen shumë dokumente dhe ankoheshin edhe për tarifën doganore. Ata që zakonisht kanë blerë deri këtë vit janë tregtarë që kanë ndonjë bodrum të verërave ose tregtarë të vegjël. Një tregtar ta zëmë ka bërë blerë 1-2 mijë kilogramë. Ata kanë ardhur thuajse çdo ditë para disa vitesh, kurse vitet e fundit u rralluan", ka thënë Dina.

Këtë vit, ka thënë se po shihet që nuk ka fare interesim dhe se tregu me Shqipërinë e Malin e Zi mund të konsiderohet i mbyllur...