Ekonomi

Ekonomi

Bie tregtia me pakicë e prodhimeve ushqimore

Publikuar më 19 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Në tremujorin e dytë të vitit 2019, krahasuar me tremujorin paraprak, tregtia me pakicë e prodhimeve ushqimore shënon rënie për 10.6 për qind. Kështu thuhet në raportin "Statistikat e Tregtisë me Pakicë, tremujori i dytë 2019", prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Agjencia njofton se rritje prej 15.4 për qind ka pasur tregtia me pakicë e karburantit për automjete.

"Në tremujorin e dytë të vitit 2019, krahasuar me tremujorin e parë 2019, rritje kanë shënuar tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar me 15.4 për qind, tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 11 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara me 3.3 për qind dhe tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 0.3 për qind. Derisa gjatë këtij tremujori, rënie kanë shënuar tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 19.1 për qind, tregtia me pakicë e prodhimeve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 10.6 për qind, tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje me 6.5 për qind dhe tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 6.2 për qind", përfundon raporti.