Ekonomi

Ekonomi

MASHT-i shpall konkurs për tekstet e klasave 3, 8 dhe 12

Publikuar më 25 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Klasat 3, 8 dhe 12 vitin e ardhshëm pritet të mësojnë me tekste të reja shkollore. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka shpallur, të martën, konkurs për tekstet e këtyre klasave.

Ndërkaq për klasat 4, 5 dhe 9 burime të gazetës kanë bërë të ditur se nuk do të ketë tekste të reja deri në vitin shkollor 2021-2022. Një gjë të tillë e parasheh edhe dokumenti i MASHT-it,"Udhërrëfyesi për zbatimin e kurrikulës 2016-2021", shkruan sot "Koha Ditore".

Këtë vit shkollor klasat 3,4,5, 8, 9 dhe 12 do të punojnë me tekste që janë botime të vjetra. Ndërkaq për klasat 1, 2, 6, 7, 10, 11 në gusht janë botuar tekste të reja.

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, ka kritikuar MASHT-in që nuk e ka hapur konkursin për të gjithat klasat që kanë mbetur me tekste të vjetra. Nga ana tjetër, ministri në largim i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, dhe zyrtarë të MASHT-it nuk janë përgjigjur për gazetën në lidhje me konkursin dhe planet për realizimin e këtij procesi.