Ekonomi

Ekonomi

Projekti për shërbime më të mira sociale për grupet e rrezikuara vlerësohet i suksesshëm

Publikuar më 29 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

"Save the Children" ka mbajtur eventin përmbyllës të projektit "Mbështetja për shërbime më të mira sociale për grupet më të rrezikuara" ku u tha se në Kosovë, ka ende punë që duhet bërë me qëllim të ofrimit të shërbimeve sociale më cilësore.

Drejtori i "Save the Children", Ahmet Kryeziu tha se ky projekt ka qenë i suksesshëm dhe ka pasur ndikim në ofrimin e shërbimeve më të mira sociale.

Sipas tij mbetet shumë për t'u bërë edhe në fushën e monitorimit të cilësisë së shërbimeve në inspektimin e qendrave dhe OJQ të licencuara dhe revidimin e praktikave, transmeton ksp.

Ndërsa, zëvendës udhëheqësja i bashkëpunimit nga Zyra e Bashkimit Evropian, Hillen Franckle tha se ofrimi i shërbimeve sociale cilësore është kyçe për Bashkimin Evropian dhe tregon për demokracinë brenda një vendi.

Sipas saj përmes këtij projekti kanë përfituar 5 mijë persona, derisa 160 punonjës social janë trajnuar me qëllim të ofrimit më të mirë të shërbimeve sociale.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Mentor Morina tha se kjo ministri ka licencuar 1 mijë ofrues të shërbimeve sociale dhe 40 OJQ për ofrim të shërbimeve sociale.

Sipas tij, sfidë mbetet mbështetja buxhetore në nivelin komunal për zbatim të standardeve dhe mungesa e një formule të financimit të shërbimeve sociale ka krijuar zbrazëtirë për alokim të mjeteve për shërbime sociale.

Morina shtoi se MPMS në kuadër të programeve të saj ka një program të mbështetjes së programeve sociale vetëm në vitin 2019 kemi alokuar 800 mijë euro për organizata do rritet 1 milion euro.