Ekonomi

Ekonomi

Numrat kthehen në pronësi të Valës, gjithçka që duhet të dinë konsumatorët e Z-Mobile

Publikuar më 06 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

230 mijë qytetarë dolën në Z-mobile. Por duket që shumë shpejt, këta konsumator do t'i ndajnë rrugët me këtë operator.

Kjo për shkak, se nga data 28 nëntor, këta numra do të kthehen në pronësi të Telekomit të Kosovës.

Këtë e bëri të ditur përmes një komunikate për media, kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi.

"Faza tranzitore e rikthimit të numrave të MVNO-s e cila zgjatë 120 ditë, do të përfundojë me datën 28.11.2019 në ora 00:00. Të gjithë konsumatorët e Z-Mobile, të cilët prej kësaj date do të jenë konsumatorë të VALA-s, nuk do të kenë asnjë nevojë për ndryshimin e SIM kartelave.

E gjithë kjo gjë do të ndodh, pas një vendimi të Autoriteti Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Nga ky institucion thonë se në këtë përfundim erdhën edhe pas konsultimeve që i kishin edhe me Entin Rregullator të Komunikimeve Evropiane.

"Jemi konsultuar edhe me Entin rregullator të komunikeve evropiane, kemi marrë edhe konsolence nga një kompani e specializuar me bazë ne Bruksel që quhet pas këtyre, kemi ardhur në përfundim që e vetmja zgjidhje që mund të ofrohet për vijësim e shërbimeve, mund të ofrohet nga Telekomi i Kosovës".

Udhëheqësi i këtij organi Kreshnik Gashi, thotë që tani është obligim i Telekomit të Kosovës  të menaxhoj me këta numra.

"Nga data 28 nëntor, numrat që kanë funksionuar në Z - Mobile, do të kalojë në Telekomin e Kosovës. 3:48 Është obligim i telekomit t'i kryej të gjitha procedurat e nevojshme për të menaxhuar me këtë numeracion dhe këta klientë që do të jenë të rinj (për ta) që nga ajo datë".

Ndërkohë, Bordi i Drejtorëve në Telekomin e Kosovës, përmes një komunikate për media, kanë njoftuar se Z - Mobile e ka ngritur një padi ne Arbitrazh kundër Telekomit të Kosovës.

Sipas kësaj komunikate, në këtë padi, Z - Mobile ka kërkuar që të lëshohet një Masë e Sigurisë, në mënyrë që të vazhdohet marrëveshja me Telekomin e Kosovës, dhe kjo e fundit të paguaj dëmshpërblim.

Por, këtu thuhet se Telekomi i Kosovës, vlerëson që dëm të tyre, janë shkaktuar dëme dhjetëra milionëshe. Madje në këtë sqarim thuhet se mos vazhdimi i kontratës me Z-mobile, erdhi pikërisht pas një raportoi të  Financiar ndërkombëtar, të cilët kanë konstatuar dëme dhjetëra milionëshe të cilat Z-mobile ia ka shkaktuar Telekomit në baza vjetore.

T7 ka provuar të marr një qëndrim rreth kësaj çështje edhe nga kompania Z-mobile, porse të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.