Ekonomi

Ekonomi

Një vit taksë - importi nga Serbia ra nga 395 mili.€ në 3.3 mil

Publikuar më 20 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Më 20 nëntor të vitit 2018, pikërisht para një viti, Qeveria e Kosovës ka vendosur tarifën 100% ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, si pasojë e të cilës importi nga Serbia ra nga 395 milionë euro në 3.3 milionë, ka raportuar të mërkurën televizioni KTV.

Importi i produkteve serbe, një vit pas vendosjes së taksës, ka rënë për 99 për qind. Derisa vitin e kaluar Serbia ka shitur produkte në Kosovë, në vlerë prej 395 milionë euro, një vit pas vendosjes së taksës prej 100 për qind, ajo ka eksportuar vetëm 3.3 milionë euro mallra.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se edhe importi nga Bosnja dhe Hercegovina, i cili ishte rreth 85 milionë euro në vit, ka pasur rënie 99%.

Më 6 nëntor të vitit të kaluar, Qeveria në largim e Kosovës vendosi taksën prej 10 për qind për prodhimet me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, kurse më 21 nëntor kjo taksë u ashpërsua më 100 për qind për të gjitha produktet dhe mallrat e importuara nga këto dy shtete.

Që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, vlera e produkteve të importuara nga Serbia në Kosovë është 4 milionë euro, kurse nga Bosnjë e Hercegovina, 2 milionë euro.

Ndërkaq, eksporti i produkteve "Made in Kosova" gjatë kësaj periudhe në Serbi ka qenë 13 milionë euro, kurse në Bosnjë Hercegovinë 5 milionë euro.