Ekonomi

Ekonomi

BQE përjashton rrezikun e recesionit në Eurozonë

Publikuar më 22 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ekonomia e Eurozonës nuk do të bjerë në një recesion edhe pse po rritet më pak seç pritej dhe do të ketë një rimëkëmbje brenda një viti ose dy vitesh.

Kështu tha kryekonomisti i Bankës Qendrore Evropiane, Philip Lane.

"Ekonomia po rritet më shpejt se sa shpresuam. Dinamika është zhgënjyese, por jo edhe negative. Ne presim një rikuperim në vitin ose dy vitin e ardhshëm", tha Lane për La Repubblica.

Lane tha që niveli aktual i inflacionit prej 1 për qind në zonën e euros ishte "i pakënaqshëm".

Ai shtoi se vendet e Eurozonës duhet të përfitojnë nga normat aktuale të ulëta të interesit për të zvogëluar grumbujt e borxhit të tyre në vend se, "të harxhojnë burimet shtesë për shpenzime të reja ose ulje të taksave".