Ekonomi

Ekonomi

ATK konfiskon pasuri në vlerë 500 mijë euro nga tatimpaguesit borxhlinj

Publikuar më 24 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

?Administrata Tatimore e Kosovës edhe gjatë kësaj jave ka zhvilluar aksion në disa lokacione të ndryshme, për konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve, të cilët nuk kanë përmbush kërkesat ligjore të ATK-së, në pagesën e borxheve në afatin e përcaktuar, si dhe nuk i janë përgjigjur paralajmërimeve se do të ndërmerren veprimet e mbledhjes së detyrueshme të tatimeve, përmes konfiskimit të pasurisë.

Sipas ATK-së, procedura e konfiskimit në bashkëpunim me Policin e Kosovës, është zhvilluar ndaj gjashtë tatimpaguesve sipas planit paraprak, ndërsa, vlera e mallrave dhe pasurisë së konfiskuar është 500,000 euro.

"Si rezultat i shumë aktiviteteve intensive që administrata tatimore është duke ndërmarr, kemi  trend  pozitiv të zvogëlimit  të  borxheve,  të cilat kanë reflektuar në rritjen e të hyrave. Përveç konfiskimit të pasurisë,  aksioni në fjalë  do  të  shtrihet edhe në mbledhjen e të  gjitha gjobave mandatore, të cilat janë të pa-paguara.

Aksionet e ngjashme do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, andaj inkurajojmë të gjithë tatimpaguesit borxhlinj që t'i kryejnë me kohë obligimet tatimore, në mënyrë që të mos bëhen objekt i ndëshkimeve dhe i procedurave të mbledhjes së detyrueshme. Fokusi ynë vazhdon të mbetet rritja e nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, sipas Legjislacionit Tatimor të Kosovës, si dhe trajtimi i borxheve tatimore", thuhet në komunikatën e ATK-së.