Ekonomi

Ekonomi

Shtyhet për javën tjetër diskutimi për kërkesën për pezullim të vendimit për rritje të tarifave për sigurim të automjeteve

Publikuar më 30 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Diskutimi për kërkesat e grupit "Marakli t'kerreve", lidhur me vendimin për rritje të tarifave për sigurim të automjeteve prej 26 për qind, është shtyrë për javën e ardhshme.

Kjo për faktin që shumica e përfaqësuesve të këtij grupi, sipas Agan Hajdarhoxhës, kanë qenë të angazhuar në dërgimin e ndihmave në Shqipëri, pas tërmetit të 26 nëntorit, shkruan sot Koha Ditore. Hajdarhoxha ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës i ka ftuar në një takim për diskutim të kërkesave, porse ata kanë kërkuar që takimi të shtyhet për javën e ardhme.

"Na kanë ftuar në BQK prapë në takim, por për shkak të aktiviteteve në Shqipëri, e patëm të pamundur të shkojmë, andaj e kemi shtyrë deri në javën tjetër", ka thënë Hajdarhoxha.

Ai ka thënë se deri mëngjesin e së premtes shumica e stafit të këtij grupi kanë qenë në Shqipëri, derisa ka shtuar se beson që takimin me udhëheqësit e BQK-së do ta mbajnë javën tjetër.

Përveç pezullimit të vendimit, me të cilin BQK-ja rriti tarifat e sigurimit të automjeteve për 26 për qind, që ka qenë kërkesa e parë e tyre, ky grup ka kërkuar që edhe shqyrtimi i vendimit të ri të bëhet së bashku me ta, si përfaqësues të qytetarëve, por edhe me pjesëmarrjen e akterëve të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Kërkesa e tretë e tyre ka qenë zhvillimi i një ankete-hulumtimi me qytetarë në lidhje me çmimin e sigurimeve (anketa-hulumtimi të bëhet bashkë me ne, pra, grupi ynë 'Marakli t'kerreve' të jetë i përfshirë në këtë projekt).