Ekonomi

Ekonomi

Atmosfera festive, trafiku urban në Prishtinë operon me orar të zgjatur

Publikuar më 31 Dhjetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Trafiku urban ka njoftuar qytetarët se për shkak të atmosferës festive dhe programit "Prite N'shesh" të organizuar nga Komuna e Prishtinës, autobusët e Trafikut Urban të linjave qe përshkojnë qendrën, do të operojnë me orar të zgjatur.

Në mbrëmjen e dt.31 dhjetor, autobusët e linjave 1, 3, 4 dhe 7C, pas përfundimit të orarit të rregullt do të vazhdojnë deri në mëngjesin e dt. 1 janar - deri në ora 03:00.

"Të gjitha informatat janë përfshirë në tabelën e publikuar në vijim(kliko mbi foto të orarit qe te duket në tërësi) dhe gjithashtu në dispozicion janë koordinatorët e qarkullimit të cilët ofrojnë informata të drejtpërdrejta në çdo kohë përmes telefonave: 045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28", thuhet në njoftim.