Ekonomi

Ekonomi

Pak restorante në Brezovicë, ankohen turistët

Publikuar më 08 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Me rënien e borës së parë në Kosovë, numri i atyre që u nisën drejt qendrës së skijimit në Brezovicë këtë vikend, ishte i madh.

Viti 2020 e gjeti Brezovicën me kolona të gjata të veturave. Këto kolona paraqitën pengesa për skijatorët që të mbërrijnë në pistën e skijimit.

Të dielën, për shkak të erës, është ndalur edhe teleferiku, raporton KTV.

Numri i vogël i vendeve për t'u ushqyer është sfidë tjetër për vizitorët e Brezovicës.

Ardian Mehmeti, skijator në Brezovicë, thotë se është i pakënaqur me sezonin e ri.

Skijimi njihet si sport me kosto të lartë. Në Brezovicë megjithatë, ka diferencë çmimesh. Ato të fjetjes janë nga 150 euro më të lartat, por edhe me 10 euro.

Kërkesat e turistëve janë nga më të ndryshmet dhe tashmë kërkesat nuk janë vetëm për huazim të skive, thotë Erni Grazhda, pjesë e Rental Center Brezovicë.

Grazhda thotë se përkundër vështirësive në fillim të sezonit, këtë vit po planifikojnë organizime të ndryshme.

Për t'u informuar rreth aktiviteteve dhe motit në Brezovicë, është faqja zyrtare e saj Brezovica.info, në të cilën transmetohen aktivitetet drejtpërdrejt.