Ekonomi

Ekonomi

Ambasada e Kosovës në Gjermani rekomandon, të fillojnë procedurat për njohjen e diplomave për ata që duan të punojnë në këtë shtet

Publikuar më 09 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për personat që duan të shkojnë për të punuar në këtë shtet pas një marsit të këtij viti, kur do të hyj në fuqi ligji i ri "Mbi punësimin në gjermani të punonjësve të kualifikuar".

Kjo Ambasadë ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të fillojnë procedurat për njohjen zyrtare të kualifikimeve profesionale në Gjermani, pasi kjo procedurë merr disa muaj kohë dhe pa njohjen zyrtare të diplomës, nuk mund të bëhet termini në Ambasadë.

"Terminët mund të caktohen vetëm në qoftë se e keni në dorë njohjen e diplomës mbi kualifikimin profesional, gjegjësisht diplomës universitare. Në këtë rast, luteni të caktoni një termin nëpërmjet sistemit të caktimit të terminëve të Ambasadës në kategorinë 'Viza të tjera nacionale'", thuhet në njoftim.

Po ashtu, nga 1 marsi e tutje procedura për për rezervim takimesh dhe për marrjen e vizave do të bëhet vetëm pranë Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë.

"Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin të Gjermanisë dhe Konsullatat e Përgjithshme të RKS në Munih, Stuttgart, Frankfurt, Düsseldorf dhe Hamburg- njofton të gjithë shtetasit nga Kosova që synojnë punësimin në Gjermani se edhe pas hyrjes në fuqi me datë 1 mars 2020, të ligjit të Ri "Mbi punësimin në Gjermani të punonjësve të kualifikuar", procedura për rezervim takimesh dhe për marrjen e vizave do të bëhet vetëm pranë Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë", thuhet në njoftim.