Ekonomi

Ekonomi

Bien eksportet gjermane në fundvit

Publikuar më 10 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, eksportet gjermane ranë me 2.9 për qind në muajin nëntor 2019 në krahasim me vitin e kaluar,

Kjo vjen pasi ekonomia më e madhe evropiane ka filluar të ndiejë tensionet e tregtisë botërore.

"Kompanitë gjermane eksportuan mallra me vlerë 112.9 miliardë euro", deklaroi Zyra Federale e Statistikave.

Importet ranë me 1.6 për qind në 94.6 miliardë euro. Në krahasim me një muaj më parë, eksportet u ulën me 2.3 për qind dhe importet me 0.5 për qind.

Në 11-muajt e parë të vitit 2019, Gjermania regjistroi një rritje të vogël vjetore të eksporteve duke shënuar një rritje shumë më të dobët se vendi në vitet e fundit.

Lufta tregtare midis Kinës dhe SHBA ishte një nga arsyet kryesore të krizës. Ndikimi është ndjerë globalisht, duke krijuar probleme për ekonominë gjermane të orientuar nga eksporti.