Ekonomi

Ekonomi

Ngadalësohet rritja ekonomike në Amerikë

Publikuar më 31 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Rritja ekonomike e SHBA-së është ngadalësuar vitin e kaluar duke u ulur në 2,3% në ritëm vjetor nga 2,9% në 2018 në sfondin e frenimit të investimeve si pasojë e luftës tregtare me Kinën, sipas një vlerësimi paraprak të departamenti të Tregtisë, publikuar sot.

Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) i ekonomisë më të madhe në botë, nga ana tjetër, ishte më e fortë nga sa pritej në tremujorin e fundit duke qëndruar në 2,1%, ashtu si në tremujorin e dytë.

Me 2,3%, rritja ekonomike e vitit 2019 mbetet solide, por mbetet shumë larg objektivit prej 3% të parashikuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.