Ekonomi

Ekonomi

Inflacioni në eurozonë rritet për 1,4%

Publikuar më 02 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Kostoja e jetesës u rrit me 1,4% krahasuar me një vit më parë në muajin janar, duke bërë përparim të ngadaltë drejt nivelit të synuar të Bankës Qendrore Evropiane, sipas një vlerësimi fillestar të publikuar sot.

Detyra kryesore e Bankës Qendrore Evropiane është ruajtja e inflacionit nën 2%. Presidentja e bankës Christine Lagarde, e cila mori përsipër këtë detyrë fundin e vitit të kaluar, është zotuar ta bëjë qëllim kryesor këtë gjë.

Inflacioni vjetor ishte 0,1 pikë përqindjeje më i lartë në janar sesa muaji i kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga zyra e statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat. (ATSH)