Ekonomi

Ekonomi

Britania e Madhe pret që BE-ja të përmbushë angazhimet për marrëveshjen e tregtisë së lirë

Publikuar më 03 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Sekretari britanik i punëve të Jashtme, Dominic Raab thotë se vendi i tij pret që Bashkimi Evropian të përmbushë angazhimet për një marrëveshje të tregtisë së lirë të tillë si ajo me Kanadanë.

Ai theksoi se Britania e Madhe do të ketë si qëllim të arrijë një marrëveshje për të vendosur shumë pak tarifa, edhe pse nuk do të kërkojë të përafrojë rregulloret e saj me ato të BE-së, përcjell Telegrafi.

"Mund të sigurojmë miqtë dhe partnerët tanë në BE se nuk do të këmbëngulim që ata të përshtaten me rregullat tona, si çmimi që duhet paguar për një marrëveshje të tregtisë së lirë me Mbretërinë e Bashkuar. Kjo nuk është mënyra se si bëhen globalisht marrëveshjet e tregtisë së lirë dhe unë jam i sigurt se BE-ja do të dojë të respektojë angazhimet e saj për një marrëveshje të tregtisë së lirë si ajo me Kanadanë. Ka një mundësi të shkëlqyer për të gjitha palët", tha Raab.

Njoftohet se zyrtarët e BE-së kanë paralajmëruar se Kanadaja e arriti statusin e tregtisë kryesisht pa tarifa duke i përputhur shumë nga rregullat e saj me rregulloret e BE-së