Ekonomi

Ekonomi

Oda Ekonomike Amerikane: Qeveria e re të ndjekë agjendën e reformave në biznes

Publikuar më 04 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me anë të një njoftimi për media thotë se, mirëpret konstituimin e qeverisë së re të Kosovës, ku sipas tyre, kjo po bëhet në një moment kur vendi ka nevojë për reforma në biznes.

Oda shton se beson se adresimi i çështjeve që lidhen me kapitalin njerëzor, përmirësimi i sundimit të ligjit, zbatimi i drejtë i ligjeve, si dhe luftimi i korrupsionit, duhet të jenë në themel të agjendës së qeverisë së re, ndërsa hartimi i një strategjie të fuqishme kombëtare të zhvillimit ekonomik duhet të jetë ndër prioritet më të rëndësishme të organit të ri ekzekutiv.

"Qeveria e re duhet të garantojë një ekonomi të lirë të tregut si dhe një mjedis të barabartë i cili do të lejonte investitorët vendorë dhe të huajë të shfrytëzonin potencialin e tyre të plotë për një rritje të përshpejtuar ekonomike, e cila do të ndihmonte në krijimin e vendeve të reja të punës, ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, dhe rrjedhimisht ofrimin e perspektivës më të madhe për të gjithë", thuhet në njoftimin e Odës, përcjell Telegrafi.

Në fund, Oda Ekonomike Amerikane kërkon nga qeveria demonstrojë rol aktiv në fuqizimin e dialogut me sektorin privat, me qëllim të përmbushjes së synimeve për zhvillim ekonomik.