Ekonomi

Ekonomi

Në Vushtrri pritet të hapet fabrika e peshkut – do të punësohen mbi 200 punëtorë

Publikuar më 08 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar marrëveshje për fabrikën e përpunimit të peshkut, investim ku pritet të punësohen më mbi 200 punëtore gra.

Prezent në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i qytetit Trilj, Ivan Sipiq.

Sipas komunikatës së komunës së Vushtrrisë, në qytetin e Trilj në Kroaci, kryetari Tahiri i shoqëruar edhe nga nënkryetari Besim Muzaqi, sot ka nënshkruar marrëveshjen që i hap rrugë një investimi tepër të rëndësishëm në Vushtrri.

Fjala është për fabrikën për përpunimin e peshkut, investim prej rreth 7 milionë euro e ku parashikohet që të punësohen fillimisht mbi 200 punëtorë, kryesisht gra.

Marrëveshjen e kemi nënshkruar me pronarin e Conex Trade d.o.o z. Mladen Milakoviq dhe përfaqësuesin e Emona Group nga Vushtrria.

"Punësimi i të rinjëve dhe grave është prioritet i qeverisjes lokale, uroj që ky investim të realizohet sa më shpejtë ndërsa Komuna do të ofrojë gjithë përkrahjen e nevojshme që kjo të ndodh", deklaroi i pari i  komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.