Ekonomi

Ekonomi

Ekonomia botërore pritet të preket nga pasojat e Coronavirusit

Publikuar më 25 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Bursat në të gjithë botën po shënojnë rënie pasi numri i rasteve të Coronavirusit është rritur veçanërisht shumë në Itali dhe Korenë e Jugut, duke vendosur edhe dy ekonomi të tjera në rrezik nga një virus që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme deri më tani në Kinë.

Në Korenë e Jugut, indeksi Kospi, shënoi rënie prej rreth 3.9 për qind, e që është dita më e keqe e saj që nga tetori 2018, pasi rastet e Coronavirusit në vend shkuan në mbi 600.

Në Itali, indeksi kryesor shënoi rënie prej më shumë se 4 për qind në hapje të bursave, pasi numri i rasteve atje kaloi 150 dhe autoritetet nisën mbylljen e shkollave dhe muzeve në disa pjesë të vendit, përcjell TCH.

Bursat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ashtu shënuan rënie. Një numër në rritje kompanish, po paralajmërojnë se Coronavirusi do t'i pengojë ato të arrijnë objektivat e parashikuara të shitjeve apo fitimeve për tre muajt e parë të vendit.

Kërkesa e reduktuar për mallra dhe shërbime, dhe mbyllja e fabrikave në kinë, pritet po ashtu të gjunjëzojnë ekonominë botërore dhe të rëndojnë shumë tek tregtia në një kohë kur Japonia dhe gjermania po shkojnë drejt recesionit. Rritja e numrit të rasteve në Itali dhe Koreja e Jugut, ekonominë e tetë dhe të dymbëdhjetë në botë, rrit akoma më shumë frikën e një pandemie dhe rrezikun për investitorët.

Të hënën, investitorët në botë shitën aksionet dhe iu drejtuan parajsave të sigurta, si ari, çmimi i të cilit shënoi një rritje të menjëhershme. Në anën tjetër çmimi i naftës u prek si pasojë e frikës së një aktivitet ekonomik i reduktuar do të prekë edhe kërkesën për naftë.