Ekonomi

Ekonomi

Qytetarët kanë bërë 3.705 denoncime për ngritjen e çmimeve nga bizneset

Publikuar më 24 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Nga fillimi i zbatimit të vendimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve (12 mars deri më 22 mars) nga shpallja e pandemisë COVID-19, në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) janë pranuar 3,705 thirrje apo denoncime për biznese, të cilat kanë rritur çmimet, si dhe për parregullsi tatimore.

Në njoftimin e ATK-së thuhet se gjatë kësaj periudhe janë pranuar edhe 1,091 thirrje për mos zbatimin e vendimit të Qeverisë për mbyllje të bizneseve, deri në tejkalimin e situatës së krijuar nga virusi COVID 19.

Për të gjitha denoncimet e raportuar në ATK janë bërë verifikimet te 1, 621 biznese, ku nga këto verifikime te 246 biznese janë konfirmuar shkelje ligjore dhe këto raste janë dërguar në njësinë për shqiptim të gjobave mandatore.

Ndërsa, për shkeljet tjera që kanë qenë jashtë fushëveprimit të ATK-së, të konstatuara te 42 biznese, të njëjtat janë dërguar tek Inspektorati i Tregut.

Vlen të theksohet se diferenca e raportimeve me aktivitet et në teren (3,705 raportime me 1,621 verifikime ne teren), është pasi që qytetarët kanë raportuar me dhjetëra herë për biznese të njëjta.

ATK fton të gjithë qytetarët që të raportojnë në këto dy linja telefonike: 0800 80 800 e cila është pa-pagesë dhe 038 222 165 . Këto dy linja do të jenë të hapura çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 16:00.