Ekonomi

Ekonomi

Krijohet fronti i autoriteteve që kundërshtojnë kriptovalutën Libra

Publikuar më 13 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Që kriptovaluta Libra do të haste në kundërshtime nuk kishte dyshime, por që do të përballej me një front të unifikuar kjo nuk ishte e parashikuar.

Autoritetet rregullues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga Facebook t'u përgjigjet disa pyetjeve sesi do të mbrojë të dhënat e përdoruesit.

Rrjeti social nuk ka përmbushur dot kërkesat e autoriteteve rregulluese në të kaluarën dhe nuk ka siguri se do të bëjë më mirë me Libra shpreheshin në letrën e tyre drejtuar kompanisë.

Autoritetet duan të dinë që Libra do të ketë marrë masat e nevojshme për të mbrojtur të dhëna personale, përfshirë transparencë dhe mjete adekuate për mbrojtjen e të dhënave personale me një grumbullim minimal informacioni.

Gjithashtu, ata duan të dinë nëse ato kompani që kanë për të përpunuar pagesat do t'u përmbahen këtyre obligimeve dhe të aplikojnë të njëjtat standarde në vende të ndryshme.

Grupi pret përgjigje nga Facebook edhe pse nuk vendosi një afat. Rrjeti social në një mënyrë apo tjetër duhet të adresojë këto shqetësime. Politikanët kanë shkuar aq larg saqë të propozojnë ndalimin e përkohshëm të punës në Libra.

Në anën tjetër, shefi i këtij projekti pranë Facebookut, David Marcus, ka dal përpara Kongresit amerikan për t'iu përgjigjur shqetësimeve.

Marcus tha se Facebook nuk do të ofrojë kriptovalutën Libra pa adresuar plotësisht shqetësimet e rregullatorëve.