Ekonomi

Ekonomi

Ministria e Inovacionit rregullon objektin multifunksional në Shtime

Publikuar më 21 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të nënshkruaj sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Shtimes për financimin e objektit Multifunksional Inovativ.

Memorandumin e bashkëpunimit do ta nënshkruajnë ministri në detyrë i Inovacionit, Muzafer Shala dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli.

"Ju njoftojmë se sot (e mërkurë), 21 gusht 2019, ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, do të nënshkruajnë memorandum të bashkëpunimit për rregullimin e objektit Mulitifunksional Inovativ në Shtime. Ceremonia e nënshkrimit të memorandumit fillon në ora 10:00 dhe mbahet në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme kati i 3-të, rruga Luan Haradinaj, Prishtinë", thuhet në njoftimin për media të ministrisë.

Ndryshe vlera e financimit të këtij objekti është e planifikuar me buxhetin e vitit 2019 të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në vlerë prej 200 mijë eurove.