Ekonomi

Ekonomi

Në qershor nënshkruhet marrëveshja për digjitalizimin e ekonomisë

Publikuar më 17 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, lansoi Programin për Financimin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për OJQ-të, të cilat kanë mundësinë të marrin subvencionim deri 200 mijë euro.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, tha se kjo është ngjarja më e rëndësishme që nga fillimi i mandatit të kësaj ministrie, derisa bëri të ditur se gara është e hapur për 30 ditë, ndërsa subvencionet do të jenë të tri niveleve.

"Niveli i parë është deri në 15 mijë euro, niveli i dytë është niveli i cili shkon deri në 50 mijë euro dhe ka të bëjë me OJQ-të, të cilat kanë përvojë, që kanë pasqyra të audituara financiare, ndërsa niveli i tretë është ai i cili konsiderohet se do t'iu kontribuojë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me trajnime", tha ai.

Beqaj tha se ky program ka për synim që t'i përkrahë inovatorët.

Vjollca Çavolli, drejtoreshë e STIKK, tha se më në fund po realizohet ëndrra e saj e kahershme për përkrahje të tillë për mbështetje të inovacionit. Sipas saj, kjo iniciativë e Ministrisë së Inovacionit është pjesë e zinxhirit të zhvillimit të inovacionit.

Në emër të Ministrisë së Financave foli zëvendësministri, Fatmir Gashi, i cili tha se në qershor do të nënshkruajnë marrëveshje financiare me Bankën Botërore për digjitalizimin e ekonomisë.

Arianit Dobroshi nga "Prishtina Higher Space", tha se institucionet mund të mbështesin OJQ-të, pasi ka hapësira ku mund të ndihmohet.

Gara do të qëndrojë e hapur 30 ditë që nga dita e sotme.