Ekonomi

Ekonomi

Sot mbahet seanca parlamentare për buxhetin e vitit 2019

Publikuar më 06 Dhjetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të rregullt ku në mesin e pikave që do të shqyrtohet projektligji për buxhetin e Kosovës.

Seanca do të fillojë në orën 10:00.

Në këtë seancë do të diskutohen në total 11 pika.

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës
2. Koha për pyetje parlamentare
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produktet biocide
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Odën e Arkitekteve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Familjen i Kosovës
8. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017
9. Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017
10. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës
11. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media