KURIOZITETE

KURIOZITETE

Kështjellat më të mahnitshme në botë (Foto)

Publikuar më 02 Dhjetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Të projektuara për strehim dhe për të rrënjosur frikën, kështjellat më spektakolare në botë ende mirëpresin vizitorët dhe i frymëzojë ata siç kanë bërë edhe shekuj më parë.

Që nga shekulli i 11-të, në të gjithë Evropën, Azi dhe Lindjen e Mesme, strukturat e fortifikuara të njohura si kështjella janë ngritur nga monarkitë, fisnikëria dhe qiradhënësit feudalë për të mbrojtur fuqinë territoriale të qyteteve ku ato gjinden.

E quajtura "Bukuroshja e thyer" daton që nga shekulli i 13-të është një pikë referimi për Skocinë duke u shtrirë në një ishull malor. Ajo është rindërtuar disa herë gjatë historisë së saj, por që nga viti 1932, katër breza të familjes MacRae kanë jetuar në kështjellë. Jo vetëm pushuesit mund të marrin udhëtime ditore në atë vend, mirëpo edhe për romantikët është një opsion gjatë natës, pasi që është edhe një vilë pushimi me një pamje mjaftë të bukur.

Kështjella Conwy në Aberconwy & Colwyn në Vlesin Verior qëndron mbi qytetin tregtar, i cili i tëri është i rrethuar me mure. Kjo kala mesjetare është ndërtuar për herë të parë në vitin1283 për Edward I. Ajo karakterizohet me tetë kulla dhe me një pamje nga bregdeti.

Për 1000 vitet e fundit kështjella Windsor, në Berkshire, ka qenë vendqëndrim për monarkinë e Britanisë së Madhe. Turistët mund të vizitojnë kështjellën më të madhe në botë dhe të shohim apartamentet shtetërore që janë shndërruar në dhoma për të ekspozuar Koleksionit Mbretërore të artit, duke përfshirë piktura nga Rembrandt, Rubens dhe Canaletto.

E ngritur për William Pushtuesin në 1068, kështjella Warwick i mbijetoi sulmit në 1264, rrethimi në vitin 1642 dhe zjarri në vitin 1871. Ish-shtëpia e Richard III është transformuar tërësisht. Gjatë viteve nga ndërtimi me gur ajo u zëvendësua me dru dhe dy kulla që iu shtuan në shekujt 14 dhe 15. Në ditët e sotme pushuesit mund të kthehen prapa në kohë dhe të qëndrojnë në fshatin e "Kalorësit" ku fëmijët mund të jenë në gjendje për të mësuar aftësitë në shpatë dhe hark.

Kështjella Anglo-Normane është ndërtuar në shekullin e 13-të, por është rimodeluar në kohë të Viktorias. Vizitorët mund të shohin dukjen e bibliotekës, galerisë, dhomës së vizatimit dhe dhomave të gjumit që datojnë që nga viti 1833 të kësaj kështjelle, e cila ndodhet afër rrjedhës së lumit Nore në Irlandë.

E njohur si Chateau de Chambord në Loire Valley, Francë, filloi të ndërtohej ne vitin 1535 për Francois I. Në ditët e sotme mysafirët që vizitojnë këtë vend të trashëgimisë botërore të UNESCO-së mund të shëtisin nëpër dhoma elegante dhe të bëjnë një udhëtim me varkë. Kalaja gjithashtu pret festivalet muzikore dhe ngjarje të tjera gjatë gjithë vitit.

Me pamje të jashtme tërësisht të zezë, kalaja Matsumoto në Japoni apo e njohur si Kalaja Crows daton që nga viti 1500. Një nga kështjellat më të mëdha të Japonisë ajo ka pësuar rinovimet disa herë, por ishte dëmtuar shumë nga një tërmet në vitin 2011, mirëpo turistët ende mund ta vizitojnë dhe të eksplorojnë bazën e saj të këndshëm.