KURIOZITETE

KURIOZITETE

16 vjeçari refuzoi të shesë për 7 milionë euro shpikjen e tij

Publikuar më 09 Gusht 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Të kursesh para nuk është e lehtë dhe as e dëshirueshme, por gjithsesi për pjesën dërrmuese të popullsisë globale është e domosdoshme.

Pikërisht kësaj pjese mundohet t'i vijë në ndihmë Mohammed Ali, një 16-vjeçar britanik që ka ndërtuar një aplikacion dhe faqe interneti që ndihmon për të kursyer.

Ideja e tij gjeniale nuk është vënë ende në zbatim, por gjithsesi ka tërhequr vëmendjen e investitorëve të mëdhenj, të cilët që në embrion të saj kanë ofruar 7 milionë dollarë për ta blerë atë.

"U takova me disa investitorë në Londër. Përfaqësonin një kompani të dhënash botërore. U pëlqeu ideja dhe bënë një ofertë për ta blerë. Unë këmbëngula në një plan investimi. Nuk ramë dakord", thotë Ali.

Ai thotë se arsyeja kryesore që e bëri të refuzojë ofertën ishte se koncepti dhe teknologjia e përdorur prej tij nuk ka rivalë në treg.

"Bëhet fjalë për një ekspertizë kursimi parash, do të thosha një Bloomberg për publikun e gjerë", thotë ai.