KURIOZITETE

KURIOZITETE

Ruanda ua ndalon mjekëve përdorimin e telefonave

Publikuar më 25 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministrja e Shëndetësisë së Ruandës, Diane Gashumba, ka deklaruar se nuk do të lejojnë përdorimin e telefonëve nga mjekët gjatë kohës kur këta të fundit të jenë në punë.

Sipas një lajmi të mediave vendase thuhet se ministrja është shprehur se do të ndalojë përdorimin e telefonit për çdo punonjës të shëndetësisë.

Gashumba, transmeton aa, ka thënë se zyrtarët e kësaj ministrie janë duke punuar për këtë nismë.

Thuhet se vendimi për ndalimin e përdorimit të telefonit nga punonjësit e shëndetësisë, ka ardhur pas ankesave të shumta të qytetarëve në lidhje me këtë çështje.

Me këtë vendim i cili pritet të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm, synohet të rritet cilësia në shërbimet shëndetësore.