KURIOZITETE

KURIOZITETE

Kush e shpiku kompjuterin?

Publikuar më 20 Mars 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ëndrra e tij ishte të krijonte një pajisje, marshet, boshtet dhe rrotat e të cilës të mund të rregulloheshin - programoheshin - për të krijuar një sërë detyrash, nga zgjidhja e ekuacioneve, tek kompozimi i muzikës.

Fatkeqësisht, vetëm një pjesë e vogël e kësaj mrekullie të inxhinierisë Viktoriane u përfundua, përcjell bota.al.

U deshën të kalonin edhe 100 vjet, para se matematicieni britanik, Alan Turing, të ringjallte idenë e një "makine universale" dhe të investigonte fuqitë e saj teorike.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kolegët e tij thyerës të kodeve në Bletchley Park shfrytëzuan disa prej këtyre fuqive.

Pajisja e tyre elektronike u quajt Colossus, dhe ajo theu edhe kodet më të fshehtë të Hitlerit.

Historianët ende debatojnë se kush e ndërtoi kompjuterin e parë, por përgjithësisht bien dakord se inxhinierët në SHBA dhe Britani, të dy ia dolën që të krijojnë makina elektronike që mishëronin ëndrrën e Babbage, në fundin e viteve 1940.