KURIOZITETE

KURIOZITETE

Ujë trëndafili për lëkurë pa akne

Publikuar më 13 Janar 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Aknet janë problem më i madh i lëkurës me të cilat ballafaqohen të rinjtë, përfshirë edhe personat e rritur në një fazë të caktuar. Ky është çrregullim inflamator i lëkurës që shfaqet në formë të puçrrave, cisteve, pikave të zeza, të bardha dhe në shumë forma të tjera.

Kur qelizat e vdekura të lëkurës prodhojnë sasi të madhe të vajit, çojnë në krijimin e baktereve duke shkaktuar krijimin e njollave dhe puçrrave në lëkurë.

Çekuilibri hormonal, stresi, dieta e varfër, higjiena jo e mirë dhe medikamentet e caktuara çojnë deri në krijimin e puçrrave.

Përdorimi i ujit të trëndafilit punon butësisht në lëkurën e juaj duke qetësuar dhe reduktuar numrin e akneve dhe njollave në lëkurë.

Uji i trëndafilit ruan PH-në e lëkurës, që ndihmon në reduktimin e acarimeve dhe skuqjeve që shkaktohen në lëkurë. Ajo gjithashtu ka veti anti-inflamatore dhe është e pasur me vitamina A, B3, C dhe E të cilat trajtojnë me shumë kujdes lëkurën dhe luftojnë bakteret, prandaj përdorimi i këtij uji për shërimin e akneve është shumë i rekomandueshëm.