KURIOZITETE

KURIOZITETE

Gjërat tipike që bën çdo shqiptar!

Publikuar më 11 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Me siguri të gjithë e gjeni veten tek lista e veprimeve apo preferencave më tipike që në përgjithësi bën çdo shqiptar, i pasur apo i varfër.

Pak mund t'i thonë jo byrekëve me gjizë të shoqëruar me dhallë, thekson TCH në shkrimin rreth kësaj teme. Në çdo familje ka dhjetëra qese plastike që përdoren për ushqime, rroba, për të mbajtur sa e sa qese të tjera po ashtu.

Kavanozat apo shishet që blejmë në market, ne nuk i hedhim po ia gjejmë vendin duke i mbushur përsëri.

Sjellja dhe përqasja që ne kemi ndaj këtyre objekteve, lidhet kryesisht me atë që kemi trashëguar nga prindërit apo nga gjyshërit, të cilët duke i pasur gjërat me pakicë kanë qenë të detyruar të kursejnë për të bërë ekonomi.

Përtej këtyre ka shumë e shumë gjëra të tjera që ne i kemi të zakonshme në përditshmërinë tonë, e ndoshta në kultura të tjera duken të çuditshme.

1- Dy byrekë dhe dhallë për mëngjes

2- Shishet e pijeve freskuese i përdorim për ujë

3- Sherr para kamerierit për lekët e kafes

4- Bakllava për çdo rast feste

5- Qese plastike për të mbajtur rroba, ushqime e çdo gjë tjetër

6- Kavanozi i reçelit përdoret për turshi, kripën, apo sheqerin

7-Buka është baza në tryezë, pavarësisht llojit të ushqimit

8- Dasma nuk quhet e tillë, nëse nuk të ngopet syri