KURIOZITETE

KURIOZITETE

Tronditet nga dekori i dasmes (Foto)

Publikuar më 07 Gusht 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Cher Austin nga Mançester i Anglisë, i kishte paguar një kompanie tremijë euro, që t'ia rregullonte sallën ku do zhvillohej ceremonia martesore.

Por, nusja ka filluar të qajë kur ka hyrë brenda, meqë nuk ishte asgjë nga ato që kishte kërkuar, transmeton Telegrafi.

Megjithëse i ishte thënë se do të ketë shumë vazo me lule, qirinj dhe dekorime, tavolinat ishin thuajse të zbrazëta.

Dekorimi që nuk ngjanë aspak me atë që ishte kërkuar

Vetëm disa karrige kishin kordele, në tavolina ishin buqeta të vogla me lule, si dhe kafaze të ndryshkura.

Por, ky nuk është i vetmi mashtrim, pasi vetëm këtë vit janë raportuar 600 raste të tilla, ku nuset janë mashtruar nga organizatorët.

Për këtë arsye, kërkohet të bëhen marrëveshje vetëm me kompani të regjistruara dhe të paguhet me kartelë, që të evitohen këto ndodhi.