KURIOZITETE

KURIOZITETE

Vogëlushi trevjeçar me aftësi të mahnitshme në ndërtimtari (Video)

Publikuar më 27 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Liam Mates nga Warwick i Anglisë e ka shikuar me vëmendje babanë e tij se si kryente punë të ndryshme në renovimin e shtëpisë dhe tani po mundohet t'i kryejë vet.

Duke pasur parasysh që është vetëm trevjeçar, veprimet e tij të matura dhe me shumë përkushtim, tregojnë se mund të jetë një ndërtimtar i suksesshëm, transmeton Telegrafi.

"Mënyra si i vendosë profilet mes pllakave dhe si kryen matjen, tregojnë se është i përpiktë dhe ka aftësitë e duhura për këtë punë", ka thënë babai tij lidhur me rastin.

Këtë pasion vogëlushi e ka për një kohë të gjatë, pasi shikon filma të animuar dhe emisione televizive, ku zhvillohen punë të këtij lloji.