KURIOZITETE

KURIOZITETE

Zbulohen limitet e jetës njerëzore

Publikuar më 04 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Hulumtuesit holandezë njoftuan sot se kanë përcaktuar "tavanin e qelqtë" të jetëgjatësisë njerëzore nga 115,7 vjeç për gratë dhe në 114,1 për burrat, pavarësisht rritjes së jetëgjatësisë.

"Përpiluesit e statistikave të Universiteteve të Tilburg (jug) dhe të Roterdamit janë bazuar në të dhëna që shtrihen në tre dekadat e fundit në rreth 75.000 holandezë përfshirë moshën e saktë deri në momentin e regjistrimit të aktit të vdekjes", sqaroi profesor John Einmahl, një nga tre shkencëtarët që kanë realizuar këtë studim.

"Mesatarisht po jetohet më gjatë, por më të moshuarit në mesin tonë nuk janë klasifikuar si më të vjetrit gjatë tridhjetë viteve të fundit", tha John Einmahl për median.

"Në mënyrë të dukshme, jetëgjatësia është rritur", vijoi ai duke theksuar se numri i personave që kanë arritur moshën 95 vjeçare në Holandë thuajse është trefishuar.

"Megjithatë, niveli tavan në vetvete nuk ka ndryshuar", përfundoi ai.