KURIOZITETE

KURIOZITETE

Rinovuan kishën, vetëm pasi panë imazhet satelitore kuptuan gabimin që kishin bërë (Foto)

Publikuar më 11 Shtator 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një kishë e vendosur në Dikson, Illinois, në shikim të parë, duket si një ndërtesë krejtësisht e zakonshme.

Megjithatë, kur shikon imazhin satelitor shihet se është në të vërtetë në formën e një penisi, të cilin përdoruesit e rrjeteve sociale, natyrisht, e vunë re së pari.

Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, fatkeqësisht, arkitektët nuk e vunë re këtë dështim derisa imazhet satelitore u bënë virale.

Gjithsesi, kjo kishë nuk e ka pasur gjithmonë këtë formë.

Kjo ndodhi pas vitit 2011, kur ajo ishte rinovuar.

Kështu stafi kishës kërkoi një korridor të gjatë që do të lejonte dritën e diellit të hyjë në ndërtesë.

Kështu, ndërtesa mori formën e një penisi, dhe as besimtarët as stafi i kishës menjëherë nuk vunë re se ndërtesa kishte një formë "të pahijshme".